Introducing Spiro J. Shetuni, author of Muzika tradicionale shqiptare: Mënyra e ekzistencës

“Colleen is an asset to the Outskirts Press, Inc. She did an excellent job as my Author Representative. The end-result is that I have 13 high-quality publications.”

“Shetuni është ndoshta autoriteti më i shquar i Perëndimit mbi subjektin e muzikës shqiptare. Puna e tij novatore mbi këtë subjekt është brohoritur në të dyja anët e Atllantikut.” — Dr. Mark Y. Herring. Spiro J. Shetuni është Professor në Universitetin Winthrop, Rock Hill, South Carolina, U.S.A.; studiues, pedagog, etnomuzikolog, muzikolog shqiptaro-amerikan me kombësi arumune; Doktor i Filozofisë në fushën e muzikës; autor librash, studimesh, artikujsh akademikë mbi muzikën tradicionale e profesioniste shqiptare; studiues vizitor në institucione të rëndësishme kërkimoro-shkencore; profesor i lëndës së Etnomuzikologjisë në disa universitete amerikane. Midis studimeve të tij, një vend kryesor zë seria gjashtë-librore akademike, Muzika tradicionale shqiptare, me këta tituj: Muzika tradicionale shqiptare: Hyrje; Muzika tradicionale shqiptare: Muzika gege; Muzika tradicionale shqiptare: Muzika toske; Muzika tradicionale shqiptare: Muzika labe; Muzika tradicionale shqiptare: Muzika qytetare; Muzika tradicionale shqiptare: Përvijimi historik (Denver, Colorado: Outskirts Press, Inc., 2012-4).

self-publishing authorClick for details or to purchase

Book description…

LIBRI: Në përpjekjet për një hulumtim sa më të gjerë e sa më të thellë të muzikës tradicionale shqiptare, rëndësi merr, në radhë të parë, mënyra e ekzistencës, ose, thjesht, ekzistenca e saj. Një çështje e tillë, sa e rëndësishme, aq edhe e ndërlikuar, ende s’ka marrë përgjigje në etnomuzikologjinë shqiptare, mbase për vetë natyrën shumë-dimensionale që e karakterizon atë. Ajo ngërthen një radhë nën-çështjesh, disa prej të cilave ndoshta do të mund formuloheshin në këtë mënyrë: • Ku qëndron thelbi lëndoro-substancial e strukturoro-formal i muzikës tradicionale shqiptare? • Si gjallon kjo lloj kulture muzikore në realitetin objektiv? • Cilët janë dialektet, nën-dialektet dhe stilet muzikorë themelorë përmes të cilëve ekziston muzika tradicionale shqiptare? • Cilët janë grupimet strukturoro-formale bazë përmes të cilëve ekziston muzika tradicionale shqiptare? Duke ndjekur sistematikisht rrjedhën e muzikës tradicionale shqiptare, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, dukuria që ra në sy, ishte, në radhë të parë, pikërisht mënyra e ekzistencës, ose thjesht ekzistenca e saj. Libri, Muzika tradicionale shqiptare: Mënyra e ekzistencës, synon që të shqyrtojë aspektet më kryesorë përmes të cilëve ka gjalluar në shekuj universi muzikor tradicional shqiptar, si nga pikëpamja lëndoro-substanciale, ashtu edhe nga pikëpamja strukturoro-formale. Çështjet kryesore që trajtohen janë: i) stili muzikor si bazë e ekzistencës; ii) dialektet muzikorë themelorë; iii) grupimet strukturoro-formale bazë; iv) njësia kulturoro-artistike nacionale. Për të kuptuar mënyrën e ekzistencës, ose thjesht ekzistencën, e muzikës tradicionale në rrafsh universal, po ashtu, bëhet një vështrim krahasues estetik, midis muzikës tradicionale dhe muzikës profesioniste, në gjashtë aspekte kryesorë, si: i) procesi krijues; ii) procesi ekzistues; iii) procesi përvetësues; iv) procesi interpretues; v) procesi përjetues; vi) procesi studiues. Megjithse, aspektet kryesorë përmes të cilëve ka gjalluar në shekuj universi muzikor tradicional shqiptar, vetëm sa janë parashtruar, në të njëjtën kohë, ndoshta s’duhet mohuar se, njohja e tyre, qoftë ajo edhe e një shkalle të parë, vetëm se e lehtëson, si kuptimin e përgjithshëm teorik, ashtu edhe hulumtimin e mëtejshëm praktik, të këtij universi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s